Please enter at least 3 characters.

E freskët dhe me ngjyra, Vesa Luma duket tejet tërheqëse në paraqitjen e fundit

2019/07/vvv-2-e1564214531223.jpg

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në "Beerfest Kosova".

Ajo është ngjitur në skenë në natën e dytë të festivalit, duke interpretuar par publikut disa nga hitet e saj ndër vite.

Këngëtarja nga Prishtina është dukur mjaft tërheqëse në këtë mbrëmje, e veshur në një fustan të kombinuar mes ngjyrës së zezë dhe asaj vjollce.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Vesa ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj që u kujdesën për këtë dukje.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk munguan, teksa çdo ditë e më shumë Vesa po aktivizohet në muzikë, që pas rikthimit të saj këtë vit.

Ajo po vazhdon të qëndrojë me djalin e saj në vendlindje, ndërsa ka bërë të ditur se do të kthehet prapë në Zelandë të Re te bashkëshorti. /Telegrafi/