E dashura e nxjerri të zhveshur në rrugë, derisa temperatura ishte tepër e ulët (Video, +18)
28/11/2016
Në Irkutsk të Rusisë, Policia e ka shpëtuar një burrë të paemëruar, që ishte nxjerrë i zhveshur në rrugë.
Ai ka qenë duke kryer marrëdhënie me të dashurën e tij, kur ajo është nervozuar dhe e ka përzënë, pa e lejuar t’i merr rrobat, transmeton Telegrafi.
Derisa të gjithë kishin veshje të trasha, kapela dhe shalle ai kërcente nga të ftohtët, ndërsa mbulonte pjesën intime me shuplakat e dorës.
“Nuk di çfarë ndodhi, ishim duke kaluar mirë kur ajo u bë e dhunshme dhe nisi të më bërtasë. Më pas dikush trokiti në derë dhe unë përfundova jashtë” ka thënë ky njeri.
Nuk bëhet e ditur për fatin e tij, se ku ka shkuar apo nëse ka pësuar ndonjë ftohje me pasoja të mëdha. /Telegrafi/


