E ardhmja e yllit të Real Madridit në dyshim pasi humbi mbështetjen e Arbeloas
Dani Ceballos mund të jetë duke u penduar për vendimin që mori verën e kaluar për të refuzuar Marseillen dhe për të qëndruar te Real Madridi, pasi situata e tij aktuale po del jashtë kontrollit.
Mesfushori spanjoll nuk ishte një titullar i rregullt nën drejtimin e Xabi Alonsos, por ardhja e Alvaro Arbeloas si trajner i ri e ka përkeqësuar edhe më shumë pozitën e tij.
Në ndeshjet e para nën drejtimin e Arbeloas, Ceballos mezi ka luajtur , duke u shfaqur vetëm disa herë kundër Levantes (28 minuta ) dhe Monacos (45 minuta), duke mos arritur të ketë ndikim të mjaftueshëm për të bindur trajnerin.
Ceballos ka mbetur në bankë rezervë në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit, çka tregon qartë se ai ka rënë ndjeshëm në hierarkinë e mesfushës.
Vendimi i Arbeloas për të aktivizuar Jorge Cesteron nga stoli përpara Ceballosit në ndeshjen kundër Benficës këtë javë, e thekson edhe më shumë pasigurinë e së ardhmes së tij në ‘Santiago Bernabeu’.
29-vjeçari tashmë përballet me një detyrë shumë të vështirë për të rikthyer besimin e Arbeloas dhe për t’u shndërruar sërish në një lojtar të rregullt të ekipit./Telegrafi/


