Please enter at least 3 characters.

Dzeko shkruan historinë me golin e shënuar ndaj Unitedit, askush si boshnjaku në Old Trafford

2021/04/Dzeko-1.jpg

Manchester Unitedi mposhti Romën me rezultat 6:2 mbrëmë (e enjte), por Edin Dzeko hyri në historinë e futbollit me një gol në minutën e 34-të në Old Trafford.

Sulmuesi boshnjak ka shkruar historinë në futbollin botëror me golin e shënuar në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Evropës ndaj Unitedit.

Dzeko u bë futbollisti i vetëm që shënoi gola kundër Djajve të Kuq në stadiumin Old Trafford në tre dekada të ndryshme.

https://twitter.com/RichJolly/status/1387854367479508998

Jo vetëm kaq, Dzeko e bëri atë duke veshur fanellat e tre klubeve të ndryshme në tre gara të ndryshme.

Mbrëmë, ai tundi rrjetën e Unitedit me fanellën Romës në Ligës e Evropës, dhe para kësaj ai shënoi në fanellën e Wolfsburgut më 30 shtator të vitit 2009 në humbjen 2:1 në Ligën e Kampionëve.

https://twitter.com/RichJolly/status/1387853199151874051

Goli tjetër i Dzekos ishte më 23 tetor të vitit 2011 në Ligën Premier, duke luajtur për Manchester Cityn në fitoren e thellë 6:1.

Dzeko shënoi tetë gola dhe regjistroi dy asistime në total prej dhjetë ndeshjesh në të gjitha garat kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/