Please enter at least 3 characters.

Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

2024/08/person-ne-kerkim.jpg

Njësiti i hetimeve të Policisë së Kosovës të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas Policisë së Kosovës e dyshuara që është paraqitur në fotografi kërkohet për përfshirje veprën "Vjedhje".

Policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj duhet të kontaktoni në numrin e telefonit: 192.