Please enter at least 3 characters.

Dyshohet për 300 vetë të mbytur afër bregdetit të Libisë

2016/01/f.0331231438544_m.jpg

Zëdhënësi i IOM-it, Jean-Philippe Chauzy, tha se ka frikë se tri anije janë fundosur nga era e fortë, derisa ato lundronin për në Itali, ndërsa anija e katërt, me gjithë vështirësitë, i ishte afruar bregut.

Të martën, zyrtarë të Libisë thanë se vetëm 23 vetë kishin shpëtuar, pasi anijet ishin fundosur gjatë dy ditëve të kaluara.

Sipas të dhënave të IOM-it, afro 33 mijë vetë kanë kaluar nga Afrika Veriore në ujdhesën italiane Lampedusa, vetëm gjatë vitit 2008, në kërkim për jetë më të mirë. /REL/Telegrafi/