Dyshja më e përfolur nisin ditën bashkë, Klodi dhe Londrimi në dush
22/02/2026
Klodi dhe Londrimi e kanë nisur mëngjesin me një veprim që më parë ka shkaktuar shumë reagime dhe komente, duke u futur bashkë në dush.
Dy finalistët e shumëpërfolur vazhdojnë të jenë ndër më të pëlqyerit nga publiku dhe çdo lëvizje e tyre tërheq vëmendje të madhe.
Gjatë spektaklit ata panë gjithashtu një klip që ishte bërë viral, madje kishte marrë jehonë edhe në Brazil, duke rritur edhe më shumë interesin për ta.
Ndërkohë, për pesë finalistët ditët në shtëpinë e BBV po numërohen mbrapsht, ndërsa publiku pret me padurim natën e madhe kur do të shpallet fituesi. /Telegrafi/


