Please enter at least 3 characters.

Dyshja e Juves drejt gjigantëve spanjollë

2016/01/dyshja-e-juves-drejt-gjigant-euml-ve-spanjoll-euml_hd.jpg

Futbollisti spanjoll është duke shqyrtuar të ardhmen e tij, pasi këtë sezon e ka gjetur veten në bankën rezervë.

Los Blancos e kanë opsionin e riblerjes, ashtu që mund ta shohim atë duke luajtur sërish në Santiago Bernabeu.

“Morata thjesht dëshiron të kthehet te Real Madridi dhe mendoj se me kalimin e kohës kjo do të ndodhë. Mendoj se Morata do të përpiqet të luajë për ekipin e Merengues”, ka deklaruar Biasin për lSussidiario.

Sipas tij, edhe bashkëlojtari i Moratas, Paul Pogba, do të shkojë në Spanjë, por te rivali i Mbretërve, Barcelona.

“Unë mendoj se Pogba tashmë ka nënshkruar për Barcelonën dhe jo për Real Madridin. Barcelona do ta transferojë lojtarin e ri francez për ta rinuar mesfushën”, është shprehur ai. /Telegrafi/