Please enter at least 3 characters.

Dyshime për eksploviz në një automjet në Korçë, policia rrethon zonën

Forca të shumta policie kanë rrethuar një automjet në lagjen 18 të qytetit të Korçës, pas dyshimeve për praninë e sendeve apo objekteve të paligjshme, që paraprakisht dyshohet se mund të jenë lëndë shpërthyese.

Zona është izoluar nga policia, ndërsa pritet që mjeti të kontrollohet nga strukturat përkatëse dhe ekspertët për të verifikuar çfarë ndodhet brenda tij.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore, ndërsa deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me natyrën e objektit të dyshuar.

Alarmi është ngritur pas një telefonate për një objekt të dyshimtë në rrugën “Petraq Shomo” në lagjen 18 të qytetit.

Zona është izoluar nga policia, ndërsa pritet që mjeti të kontrollohet nga strukturat përkatëse dhe ekspertët për të verifikuar çfarë ndodhet brenda tij.

Nga ana tjetër policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodhen në shtëpi dhe biznese në këtë rrugë për të kuptuar më tej. /Euronews/