Dybala si Neymar (Video)
12/02/2016
Në një intervistë për ‘Tuttosport’ mbrojtësi brazilian që është adaptuar mjaftë mirë me Juven ka thënë se skuadra e tij i përgatit krejt ndeshjet njëjtë.
“Ndeshjen me Napolin do ta përgatisim njëjtë sikurse atë me Frosinonen. Do ta kemi të njëjtin fokus dhe vendosmëri”
“Kam luajtur kundër Bayernit dhe nuk është një skuadër e pamposhtur. Ne mund ta mposhtim atë”.
Ai ka folur edhe për fëmijërinë e tij dhe krahasimet Dybala me Neymar.
“Roberto Carlos ka qenë idhulli im i fëmijërisë. Dybala është si Neymar. Në Santos kam luajtur me fenomenin e Barçës. Paulo ka të njëjtat cilësi. Është i mahnitshëm”, ka thën Alex Sandro. /Telegrafi/


