Please enter at least 3 characters.

Dy të vdekur dhe tre të plagosur në aksidentin rrugor në Rubik

2018/11/auto_aksident1540484678.jpg

Dy persona kanë vdekur pasditen e sotme në një aksident të rëndë të ndodhur në Rrugën e Kombit.

Siç bëhet e ditur mësohet se nga përplasja e dy makinave kanë humbur jetën dy persona, e tre të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy makina një ‘Volkswagen’ dhe një ‘Benz’. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave dhe të plagosurve, shkruajnë mediat shqiptare

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fang në Rubik.