Dy shtetas algjerian arratisen nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve
30/05/2025
Dy shtetas algjerian janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll.
Rasti ka ndodhur më 29 maj, transmeton Telegrafi.
Sipas Policisë, prokurori është vënë në dijeni dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet relevante policore.
Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi mënyrën e arratisjes apo identitetin e personave në fjalë. /Telegrafi/


