Please enter at least 3 characters.

Dy persona vjedhin naftë në Ferizaj - sulmojnë fizikisht shtetasin e Malit të Zi

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1705739433763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një rast i një vjedhje ka ndodhur në fshatin Bibaj në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë, viktima mashkull shtetas i Malit të Zi ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur i kanë vjedhur naftë nga mauna që ishte duke e drejtuar, po ashtu të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Lidhur me rasti është njoftuar prokurori. Rasti në hetime. /Telegrafi/