Please enter at least 3 characters.

Dy kryeministra evropianë javën e ardhshme në Kosovë

2023/06/ndertesa-e-Qeverise-dhe-e-Kuvendit-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel do të vizitojnë javën e ardhshme Kosovën.

Vizita e Rutte dhe Bettel do të realizohet të hënën dhe të martën.

Vizita e dy kryeministrave evropianë sipas gazetës holandeze, Haarlems Dagblad lidhet me tensionet e fundit në veri të Kosovës, shkruan kp.

Përveç Kosovës, kryeministrat evropianë do të vizitojnë edhe Serbinë.

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, kur grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.