Please enter at least 3 characters.

Dy ditët e para të javës ftohtë, nga e mërkura rritje e temperaturave

2019/07/moti-852x460.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. IHK njofton se të hënën dhe të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu. Nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/