“Dy dashuritë” e Sinan Hoxhës (Foto)
27/02/2015
Pasi konfirmoi lidhjen e tij të re, Sinan Hoxha ka bërë edhe një hap tjetër, duke e njoftuar të dashurën e tij me familjen.
Këngëtari ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krahas “dy të dashurave” të tij, nënës dhe të fejuarës.
Në fillim ishte Sinani ai i cili kishte udhëtuar për të takuar familjen e Andrrës, që tashmë është e fejuara e tij.
Dhe dje ka ndodhur edhe “takimi i kthimit”, kur ai e ka prezantuar vajzën me të ëmën e tij, e cila shfaqet në këtë foto në mes të çiftit. /Telegrafi/


