Please enter at least 3 characters.

Durmishi për testet mjekësore te Lazio

2018/06/RizaDurmishiden-e1529528598860.jpg
254:"TOYOTA, JAPAN - JUNE 03: Riza Durmisi of Denmark takes a free kick during the international friendly match between Bosnia and Herzegovina and Denmark at the Toyota Stadium on June 3, 2016 in Toyota, Aichi, Japan. (Photo by Kaz Photography/Getty Images)
12:"Getty Images

Lazio është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të majtë të Real Betisit, Riza Durmishi.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit shqiptar për 6.5 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Lojtari që e përfaqëson Danimarkën ka ndodhet në Itali dhe gjatë të enjtes do t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore - bën të ditur Calciomercato.it.

Pos marrëveshje mes dy klubeve, edhe 24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me klubin e tij të ardhshëm.

Në edicionin e kaluar, Durmishi shënoi dy gola dhe dhuroi tri asistime në 24 paraqitje në La Liga.

(Foto: Getty Images)

Ai u transferua te Betisi në vitin 2016 nga Brondby për dy milionë euro.

Durmishi rrjedh nga Akademia e klubit danez, ndërsa për ekipin senior ka luajtur gjatë viteve 2013-2016.

Njëherësh, mbrojtësi ka qenë pjesë e ekipeve të të gjitha grupmoshave të Danimarkës, ndërsa ka regjistruar edhe 23 paraqitje për ekipin A. /Telegrafi/