Please enter at least 3 characters.

Dua me performancë mahnitëse në Brit Awards

2018/02/Dunew1-e1519247460462.jpg
241:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 *** Dua Lipa performs at The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Pos që është artistja më e nominuar në ceremoninë e sivjetme të Brit Awards, Dua Lipa është kujdesur edhe për atmosferën në O2 Arena.

22-vjeçara shkroi historinë duke u bërë femra me më së shumti nominime në këtë ceremoni muzikore.

(Foto: Getty Images)

Ajo veçmë e ka fituar çmimin për Këngëtaren më të mirë britanike dhe është konkurrente e fortë për katër çmime të tjera.

Ndërkaq, në skenën e O2 Arena e ka interpretuar hitin e saj të madh "New Rules".

Prezantuesi e ka komentuar si një performancë mahnitëse paraqitjen e Duas dhe ekipit të saj në skenë.

(Foto: Getty Images)

"New Rules" është hiti më i madh i Dua Lipës dhe është kënga që ka kaluar një miliard shikime në YouTube.

Videoklipi i kësaj kënge aktualisht numëron një miliard e 21.6 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/

https://twitter.com/LiannaBrinded/status/966414391225720832