Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

2020/04/GettyImages-1190327408-1.jpg
179:"SYDNEY, AUSTRALIA - NOVEMBER 27: Dua Lipa arrives for the 33rd Annual ARIA Awards 2019 at The Star on November 27, 2019 in Sydney, Australia. (Photo by Mark Metcalfe/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është shumë e ndjekur nga fansat e saj globalisht.

Vetëm në rrjetin social Instagram, ajo numëron afro 44 milionë ndjekës.

Këngëtarja shfrytëzon rastin që të ndajë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përdishtme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, Lipa vendosi që përmes një fotografie peisazhore, t'iu urojë ndjekësve të saj të besimit mysliman Muajin e Shenjtë të Ramazanit, i cili nisi dje më 24 prill.

“Muaji i Ramazanit. Shpresoj të jeni të bekuar me shëndet e lumturi”, kanë qenë fjalët e 24-vjeçares në përshkrimin e këtij imazhi.

Dua Lipa përndryshe rrjedh edhe vet nga një familje shqiptare e besimit mysliman. /Telegrafi/