Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa shndërrohet në bionde

2019/09/dualipa_67171404_118094926215838_7995706879894128524_n-e1567704245147.jpg

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon t'i befasojë fansat me postime të llojllojshme. 

Meqë është tejet e ndjekur në rrjetet sociale, 24-vjeçarja së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje dhe imazhin e ka ndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo është shndërruar në bionde dhe ky ndryshim u mirëprit edhe nga ndjekësit e saj, teksa mori një sërë komentesh të ndryshme, duke e përgëzuar për 'look-un'.

E njëjta dje lansoi koleksionin e ri të veshjeve në bashkëpunim me "Pepe Jeans", pasi muaj më parë nënshkroi marrëveshje me brendin e njohur.

Ajo po ashtu po vazhdon të punojë edhe në albumin e dytë ku në intervistën e fundit për "Vogue" u shpreh se është më “konceptual” dhe ” i pjekur”.

Përndryshe, ylli shqiptar është në një romancë të re me vëllanë e motrave Bella dhe Gigi Hadid, Anwar Hadid, të cilët nuk po ndahet për asnjë moment nga njëri-tjetri. /Telegrafi/