Dua Lipa performon ‘live’ në BBC Radio 1 (Video)
29/01/2016
Dua Lipa ka kënduar ‘live’ këngën “The Hills” të kanadezit Abel Makkonen Tesfaye, që njihet me emrin artistik The Weeknd.
Ajo e interpretoi këngën “The Hills” në emisionin e mbrëmshëm të BBC Radio 1.
Dua Lipa ditë më parë ka paralajmëruar këngën e saj të re, pas suksesit që kishte me këngën “Be The One”, të cilën po ashtu e këndoi në emisionin e mbrëmshëm të BBC.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar ditë më parë se është duke punuar në projekte të reja, të cilat do ti publikon muajve të ardhshëm . /Telegrafi/


