Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa ndan çaste të ëmbla me të dashurin Anwar Hadid

2020/04/GettyImages-1202157642-e1587924283527.jpg
237:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 26: (L-R) Anwar Hadid and Dua Lipa attend the 62nd Annual GRAMMY Awards at STAPLES Center on January 26, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Këngët e saj po thyejnë rekorde në platforma të ndryshme, teksa Dua Lipa qëndron e izoluar në shtëpi.

Këngëtarja shqiptare sapo ka publikuar albumin e saj të shumëpritur “Future Nostalgia”, i cili po dëgjohet në përmasa të mëdha.

Edhe në rrjetet sociale, ajo është aktive duke publikuar çaste nga përditshmëria e saj e po ashtu edhe nga jeta profesionale.

24-vjeçarja kishte treguar më parë se po qëndron e izoluar me të dashurin e saj, Anwar Hadid, me të cilin po eksperimentojnë gjëra të ndryshme.

Ditën e djeshme (e shtunë) përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, dyshja duken shumë të lumtur afër njëri-tjetrit duke shkëmbyer puthje.

Dyshja në videon e publikuar duket se janë veshur shumë komod, ndërsa Dua vërehet se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve të saj, që tashmë janë bërë portokalli.

Dua dhe Anwar kanë filluar të provojnë gjëra edhe nga kuzhina, duke përgatitur ushqime të ndryshme. /Telegrafi/