Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa iu bashkua yjeve që performuan për diplomimin e studentëve amerikanë

2020/05/1_Graduate-Together-main.jpg

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka qenë mjaft aktive mes pandemisë coronavirus.

Ajo ka sjellë imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, ndërsa tani ka interpretuar këngët e saj drejtpërdrejt për studentët, shkruan Mirror.

Dua do t'i bashkohet listës së yjeve ndërkombëtare që do të festojnë për diplomimin e studentëve amerikanë.

Përkrah Alicia Keys, Pharrel Williams dhe Jonas Brothers, Dua ka performuar për të shënuar fundin e qëndrimit të nxënësve në shkollë.

Koncerti njëorësh u organizua për të ndihmuar studentët amerikanë të festojnë diplomimin e tyre pasi, organizimet në të gjithë Amerikën u anuluan për shkak të shpërthimit të virusit COVID-19.

E veshur në xhinse shumëngjyrëshe me bel të lartë, Dua interpretoi këngën "Break My Heart", ndërsa videot e studentëve që vallëzonin u përfshinë në shfaqje. /Telegrafi/