DRP në Gjakovë raporton një rast të armëmbajtjes pa leje në raportin 24 orësh
26/05/2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve që janë raportuar nëkëtë institucion të sigursië gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të publikuar nga DRP në Gjakovë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të kaluara në Stacionin Policor në Gjakovë është raportuar vetëm një rast i cili është cilësuar si armëmbajtje pa leje.
Në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës thuhet se “Njësiti policor ka ndaluar një veturë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 8 fishekë.”
Raporti poashtu bënë të ditur që i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedure të rregullt.


