Please enter at least 3 characters.

Drita shpëton në fund dhe e dërgon ndeshjen në vazhdime ndaj Florianas

Kampionia e Kosovës Drita e ka dërguar në vazhdime përballjen me Florianan, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

“Intelektualët” për dallim nga loja e parë, zhvilluan një lojë me të zbehtë ku epilogu përfundimtar për 90 minuta rezultoi të jetë 1-1.

Edhe pse Drita e nisi shumë më mirë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi.

Mbong me një goditje nga distanca e la Malokun të befasuar për të zhbllokuar epërsinë (40’).

Drita që atëherë krijoi disa raste me synimin për t’u rikthyer në lojë dhe këtë nuk e arriti deri vonë. Ishte Ovouka që bëri heroin për të dribluar disa lojtarë dhe asistuar te Jorgo Pëllumbi që shënoi nga afërsia (88’).

Kësisoj, mbetet të shihet në vazhdime nëse Drita do të arrijë ta eliminojë ekipin nga Malta./Telegrafi/