Drita merr mbështetje në Turqi
08/12/2014
Nga kjo vizitë e gjilanasve, kanë mbetur shumë të kënaqur përfaqësuesit e klubit të njohur turk.
“Jemi të kënaqur me vizitën e delegacionit. Ditë më parë nënshkruam protokoll vëllazërimi me klubin e Prishtinës. Në muajin shkurt shpresoj të vizitoj Kosovën”, tha presidenti i Bursasporit, Rexhep Bylykbashi, raporton SportPlus.
Bashkëpunimi i klubit gjilanas me atë turk, ka filluar vitin e kaluar ku Drita dhe Bursaspori kanë nënshkruar protokoll të bashkëpunimit. /Telegrafi/


