Please enter at least 3 characters.

Drita kalon tutje nëpërmjet penalltive

2016/01/drita-kalon-tutje-n-euml-p-euml-rmjet-penalltive_hd.jpg

Në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet ndërmjet Flamurtarit dhe Dritës, skuadra mysafire ka kaluar tutje falë ekzekutimit të penalltive 4-1.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, pasi Lorik Shabani shënoi për vendasit dhe Ismet Ramushi barazoi për mysafirët.

Në kohën shtesë dy skuadrat shënuan përsëri, ku për vendasit shënoi Rinor Havolli ndërsa për bardh e kaltërtit nga Gjilani barazoi Durim Bagjuku.

Në penallti Drita triumfoi 4-1, ku shënuan Alban Shillova, Ismet Ramushi, Shqiprim Kelmendi dhe Përparim Osmani, ndërsa për vendasit shënoi vetëm Qorri derisa humbën penalltitë Syla dhe Rama. /Telegrafi/