Drita dhe Ballkani luajnë për fitore, formacionet zyrtare të derbit të javës
06/12/2020
Drita dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
‘Intelektualët’ janë nikoqir të ‘Xhebrailave’ në ndeshjen derbi të vlefshme për jaëvn e 16-të, ndeshje që zhvillohet nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Ekipi i Ardijan Nuhiut vjen në këtë ndeshje me formë të lartë dhe do të tentojë të shfrytëzojë terrenin vendas për të marr fitoren dhe për ta rrëzuar Ballkanin nga pozita e parë.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Ismet Munishit është në formë të lartë me katër fitore radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe si lider të kampionatit.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë nga disa ndryshime në formacionet titullare.


