Drenori, Lladrovcit e Xhemajlajt: Nëse s’punoni si duhet, ymrin kam me ua nxi!
Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, u është drejtuar dy kandidatëve për kreun e këtij qyteti, duke iu përkujtuar se çfarë pune i pret.“Ramiz o vlla, oseIsë o vlla (cili do që fitoni me 18.12.2016).Shumë punë ju pret burra.Sot Drejtori i drejtorisë komunale të urbanizmit e pranoj me këtë dokument që megjithatë ka prona të uzurpuara komunale dhe të tillat (meqë në to ka familjar ose klientë të politikës) po keqpërdorën që sa vite.Ramiz o vlla, Isë o vlla,vetëm për tri banesa, pronë komunale ka vendim të kuvendit komunal për shfrytëzim të përhershëm.Paramendoni sa dëm i është bërë buxhetit të komunës sonë me uzurpim të tyre nga njerëz të politikës (minimumi 100 mijë euro).Burra, cili do qe fitoni, përvilni mëngët se shumë nxehtë është 2017-ta.Nëse i ktheni këto prona nën menaxhim të Komunës, cili do që fitoni, me keni argat pa kompensim (nga pozita e asamblistit), nese jo, "ymrin ka me jav nxi" me to.Shoqatat e dala të luftës i kanë tri banesa pa vendim, njëra nga to është ri shitë absolutisht jashtligjshem.Po pres deri në mbledhjen tjetër të kuvendit komunal, e nëse nuk marr përgjigje në pyetjet e mija nga drejtori në fjalë, të gjitha faktet e këtij krimi të organizuar do përfundojnë në prokurori. (Besoj që u lehtësoj punë).Ma bani hallal burra nesë ua prisha terezinë!PS.: Foto e parë pasqyron mbledhjen e sotme të kuvendit komunal në sallën e re!" (sic.), ka shkruar Drenori në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


