Drenica merr rrugën për Evropë
23/10/2015
Kampionia në fuqi e Kosovës, Drenica R&Rukolli të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër skuadrës nga Irlanda Veriore, Ballymoney Blaze. Kjo ndeshje zhvillohet në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinë dhe nis në orën 15:15, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Prishtinë. Gjyqtarët e dy ndeshjeve janë Ordanche Ambarkov nga Maqedonia dhe Martin Yankiev nga Bullgaria.
"Kemi bërë përgatitje intensive për t'u paraqitur sa më denjësisht në garat evropiane. Kemi zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese në Shqipëri. Ekipi është mjaft i motivuar dhe në formë".


