Please enter at least 3 characters.

Drenica dhe Dukagjini kërkojnë tri pikët e para, formacionet zyrtare

Drenica dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së parë të edicionit 2026/27 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të klinasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj.

Ekipi i drejtuar nga Jeton Mehmeti ka filluar vonë përgatitjet për sezonin e ri, por janë të motivuar ta nisin pozitivisht këtë edicion, sidomos në ndeshjen para tifozëve të saj.

Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut gjithashtu është gati për sezonin e ri dhe do të synojnë rezultat pozitiv në këtë udhëtim, pasi objektivi i tyre është pjesa e epërme e tabelës për këtë sezon.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Ymeri; Lushtaku, Veliqi, Durmishaj, Musaj; Dervishaj, Kote; Mëziu, Hamiti, Limani; Shillova;

Dukagjini: Haxhihamza; Bardhoku, Basri, Sinani, Bytyqi; Hugo, Gashi; Zulfiji, Pefqeli, Isufi; Stevenson;

/Telegrafi/