Drenica dhe Ballkani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare
Drenica dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Drenicasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Tomas Brdaric vjen në këtë ndeshje pas një serie brilante me tri fitore radhazi dhe synon edhe të katërtën për t’u ngjitur edhe më lartë në tabelë dhe për të shmangur rrezikun nga zona e barazhit apo rënia nga kategoria.
Në anën tjetër, ekipi i Mislav Karoglan është në një formë të luhatshme ndeshjet e fundit, por synon vetëm tri pikët për të mos e lënë Dritën të shmanget shumë në krye të tabelës, pasi dëshiron ta ndjek deri në fund titullin.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drenica: Haxhihamza, Osmanllari, Da Silva, Shani, Prodani, Hamiti, Jonuzi, Soler, Jashari, Uka, Chacon.
Ballkani: Golubovic, Vokrri, Batrelo, Jashanica, Potoku, Diene, Deliu, Domgjoni, Kryeziu, Tolaj, Alidema.
/Telegrafi/


