Please enter at least 3 characters.

Dreka e cila zbut thartirën e organizmit

2016/05/dreka.jpg

Nevojiten:▪ 1 qepë ▪ 2 speca të gjelbër dhe 2 të kuq ▪ 2 karota ▪ 500 ml domate të lëngshme ▪ 300 g mel ▪ erëza sipas shijes ▪ pak vaj, pak kripë dhe piperPërgatitja:

Priteni një qepë dhe fërgojeni në zjarr të ngadaltë, pastaj shtoni edhe karotën.

Kur qepa të marrë ngjyrë qelqi shtoni specin e kuq dhe të gjelbër.

Melin lajeni mirë, kullojeni dhe shtojeni në fultere.

Përzieni, pastaj shtoni domaten e lëngshme.

Pas 15 minutave shtoni erëzat (zhumbricë, majdanoz, kripë dhe piper).

Lëreni të vlojë edhe disa minuta dhe hiqeni nga zjarri. /Telegrafi/