Please enter at least 3 characters.

Drejtori sportiv i Stuttgartit: Pavardin nuk do ta shesim as për 50 milionë euro

2018/07/pavard-3-e1530526969175.jpg
275:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Benjamin Pavard of France celebrates after scoring his team's second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Benjamin Pavard është njëri nga lojtarët më të pëlqyer në këtë Kampionat Botëror.

Mbrojtësi francez ka zënë një vend titullari tek ekipi kombëtar dhe ka shkëlqyer në katër ndeshjet e para.

Në sfidën ndaj Argjentinës, Pavard ka shënuar edhe një gol spektakolar që po cilësohet si më i miri i këtij Botërori.

(Foto: Getty Images)

Por lojtari falë paraqitjeve të mira ka zgjuar menjëherë interesimin e skuadrave të mëdha evropiane si PSG, Arsenal e Manchester United.

Aktualisht nën kontratë me klubin gjerman Stuttgart, Pavard ka kontratë deri në vitin 2021.

Por, drejtori sportiv i Stuttgartit, Michael Reschke ka thënë se nuk do ta lënë të lirë të largohet lojtari edhe nëse vije një ofertë prej 50 milionë eurove.

(Foto: Getty Images)

“Ne jemi të lumtur që kemi një lojtar si Pavard në skuadër. Nuk do ta shesim atë këtë vit edhe nëse vije një ofertë prej 50 milionë eurove”, deklaroi Reschke.

Kujtojmë që Pavard në kampionatin gjerman me Stuttgartin luan në pozitën e mbrojtësit qendror ndërsa te Franca po luan si i djathtë.

22-vjeçari iu bashkua Stuttgartit dy vite më parë nga Lille për vetëm pesë milionë euro. /Telegrafi/