Please enter at least 3 characters.

Drejtori i Realit: Kishte shumë oferta për Kovacicin, por asnjë nga Milani

2017/11/GettyImages-824354638.jpg
304:"MIAMI GARDENS, FL - JULY 29: Mateo Kovacic #16 of Real Madrid celebrates with teammates after scoring a goal in the first half against the Barcelona during their International Champions Cup 2017 match at Hard Rock Stadium on July 29, 2017 in Miami Gardens, Florida. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori i Real Madridit, Angel Sanchez këmbëngul se Mateo Kovacic nuk është në shitje, teksa tregon se kishte oferta gjatë verës për të, por asnjëra nga Milani.

Ish-mesfushori i Interit po lufton me konkurrencë të fortë për të luajtur si titullar nën drejtimin e Zinedine Zidanes.

Kështu, pas minutave të pakta me fanellën e Los Blancos dolën edhe thashethemet për një largim të tij nga Santiago Bernabeu.

Skuadrat angleze thuhet se bën oferta, teksa u fol edhe për një oferta të Milanit në drejtim të kroatit, por që u mohua nga drejtori i klubit spanjoll.

Kovacic është një talent i rrallë, por po vuan të gjej vend titullari te Reali (Getty Images)

"Ai nuk është në shitje dhe ne nuk do të shesim", ka thënë fillimisht Sanchez për mediumin kroat Sportske Novosti.

"Nëse një ofertë do të hynte gjatë muajit janari, do ta refuzonim atë menjëherë".

"Është e vërtetë se kemi marrë disa oferta gjatë verës për Kovacicin, por asnjëra prej tyre nuk ishte nga Milani".

"Ai është një djalë inteligjent dhe ai e di mirë se ai do të jetë një lojtari rregullt në ndonjë nga klubet që e kanë kërkuar, por ai është po aq i sigurt saqë ne jemi duke u fokusuar tek ai për një të ardhme të afërt", përfundoi drejtori i Realit. /Telegrafi/