Please enter at least 3 characters.

Dramë në Olimpico, Roma dhe Genoa ndajnë pikët me gjashtë gola të shënuar

2019/08/GettyImages-1163950506.jpg
260:"ROME, ITALY - AUGUST 25: Edin Dzeko with his teammates of AS Roma celebrates after scoring the team's second goal during the Serie A match between AS Roma and Genoa CFC at Stadio Olimpico on August 25, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Roma dhe Genoa i kanë ndarë pikët në xhiron e parë të Serie A-së, pasi ndeshja përfundoi 33-3 në Olimpico.

Ishin Giallorossët ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Cengiz Under që realizoi golin në minutën e gjashtë, pas asistimit nga Edin Dzeko.

Por, dhjetë minuta më vonë, mysafirët e barazuan rezultatin me golin e shënuar nga Andrea Pinamonti, prej asistimit të Cristian Romeros.

Roma vs Genoa (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi boshnjak arriti ta rikthente epërsinë në minutën e 30-të nga një asistim i Bryan Cristantes.

Por, Genoa arriti ta barazonte përsëri rezultatin në 2-2 me anë të Dominico Criscitos (43’), që shënoi nga pika e bardhë.

Roma vs Genoa (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi më mirë për romakët të cilët e rikthyen epërsinë sërish por tani me anë të Aleksander Kolarov që shënoi në minutën e 49-të.

Mirëpo, Genoa arriti që edhe një herë ta barazonte rezultatin me anë të Crisitan Kouames (70’), e që bëri që takimi të përfundonte 3-3. /Telegrafi/