Dr. Metë Shatri: Stomatologu që synon ta çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
Dr. Metë Shatri është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet me numër 92 për zgjedhjet e 7 qershorit.
Metë Shatri ka lindur në fshatin Tomoc të Komunës së Istogut dhe vjen nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut të mirënjohur për çështjen kombëtare.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Istog, ndërsa studimet universitare i ka vazhduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Stomatologji, ku ka diplomuar në vitin 2013.
Specializimin e ka përfunduar në vitin 2020 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Gjatë rrugëtimit të tij profesional ka ndjekur trajnime dhe avancime të shumta profesionale, duke qenë vazhdimisht i angazhuar në zhvillimin dhe përsosjen e mëtejme në fushën e stomatologjisë.
Është themelues dhe udhëheqës i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine”, ku ushtron veprimtarinë e tij profesionale.


