Dr. Metë Shatri njofton vazhdimin e bashkëpunimit me SBASHK-un, deri në 50% zbritje për anëtarët
03/09/2026
Dr. Metë Shatri, mjek stomatolog dhe i cili ishte kandidat për deputet me numër 92 nga Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se është nënshkruar vazhdimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për pesë vitet e ardhshme.
Sipas Shatrit, partneriteti me SBASHK-un, i cili ka nisur më 1 shtator 2021, do të vazhdojë edhe për pesë vitet e ardhshme.
Me marrëveshjen e re, anëtarët e SBASHK-ut do të kenë mundësi të përfitojnë zbritje deri në 50 për qind në shërbimet stomatologjike.
Shatri ka thënë se ky bashkëpunim synon të kontribuojë në qasje më të mirë ndaj kujdesit shëndetësor për mësimdhënësit dhe në mirëqenien e tyre. /Telegrafi/


