DPHM: Sot pjesa më e madhe e Maqedonisë do të përfshihet nga moti i ligë
14/08/2026
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se këtë pasdite ka kushte për stuhi me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta, bubullima dhe breshër.
Sipas hartës së publikuar, kushtet e stuhisë janë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të Shkupit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Tetovës, Gostivarit.
Temperaturat maksimale do të jenë në intervalin 28 deri në 34 gradë.
Në Shkup do të mbetet mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu./Telegrafi/


