Please enter at least 3 characters.

Doumbia largohet nga Roma në drejtim të Ligës Premier

E ardhmja e tij duket në Ligën Premier, pasi për të kanë shfaqur interesim shumë skuadra angleze.

Norwich City, Swansea, Sunderland dhe Newcastle janë skuadrat që janë futur në garë për të.

Roma ka treguar gatishmërinë ta largojë sulmuesin afrikan, ndërsa për lirimin e tij kërkon rreth 15 milionë euro.

Ditë më parë Doumbias i dështoi kalimi në kampionatin turk Fenerbahce, pasi lideri i Superligës turke refuzoi të paguan pagën e lartë të lojtarit. /Telegrafi/