Please enter at least 3 characters.

Dosjet e dyta në OVL e UÇK-së, Haradinaj thotë se nuk do t'ia japin Speciales pa autorizimin e gjykatave në Kosovë

2020/09/organizata-OVL-UCK-dhe-ajo-e-te-burgosurve-politik-konference-per-protesten-e-9-korrikut-Nasim-Haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-4-e1600327698807.jpg

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka thënë se njerëzit e autorizuar të Speciales kanë kërkuar dosjet e dyta që kanë arritur në zyrat e OVL-UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se këto dosje nuk do t’ia japin Gjykatës Speciale pa autorizimin e gjykatave në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit e autorizuar të Speciales i kanë kërkuar dosjet sekretarit të OVL-UÇK-së. Ne nuk e njohim këtë Gjykatë dhe tash për neve është edhe e skaduar. Ne nuk do të japim dosjet pa praninë e gjykatësve tanë ose policëve. Ju kemi thënë që nuk do t’i japim. Ata e kanë marrë edhe një material dhe as nuk janë deklaruar për të. Ata po punojnë ngushtë me njerëzit e Millosheviqit, i cili ka shkaktuar vrasje, djegie, plaçkitje dhe shpërngulje masive te qytetarëve”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Ai ka thënë OVL-UÇK është që të zbardhen krimet në Kosovë, por jo në mënyrë selektive.

“Çdo material që vjen e që tregon lidhjen e tyre me Serbinë ne do ta qesim. Serbët po mbrohen e neve po na shpallin kriminel”, ka thënë ai.

Haradinaj pohoi se këto dosje po publikohen me qëllim, duke shtuar më tej se po bëhet mirë që po publikohen këto dosje. /Telegrafi/