Please enter at least 3 characters.

Dortmundi përballë Bayernit në finale të Kupës (Video)

2016/04/marco1.jpg

Borussia Dortmundi do të takohet me Bayern Munichun në finalen e DFB-Pokal, pas eliminimit të Hertha Berlinit në gjysmëfinale të kupës.

BVB fitoi me rezultat 3-0 në Olympiastadion për të lënë takim me bavarezët.

Gonzalo Castro (20’), Marco Reus (75’) dhe Henrik Mkhitaryan (83’) i shënuan golat për skuadrën e Thomas Tuchel.

Finalja ndërmjet dy rivalëve të futbollit gjerman do të zhvillohet më 21 maj.

Në tri sezonet e fundit, Borussia Dortmundi është kualifikuar rregullisht në finale. /Telegrafi/