Please enter at least 3 characters.

Dortmundi mohon interesimin e Arsenalit për Reusin

2017/02/markos.jpg
19:"© AFP/Getty Images

“Nuk e harxhoj kohën time me këso spekulimesh. Nuk më kanë njoftuar se Marco dëshiron largimin”, ka thënë për ESPN, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc.

Në këtë formë këto lajme i ka quajtur të pavërteta se Marco Reus do të transferohet tek Arsenali.

Mediat britanike raportuan se klubi londinez do të synojë transferimin e Reusit nëse Alexis Sanchez largohet.

Gazeta gjermane “Bild” gjithashtu ka raportuar se Arsenali ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit.