Dortmund e nxjerr në shitje Paco Alcacerin
289:"DORTMUND, GERMANY - DECEMBER 15: Paco Alcacer of Dortmund scores the 1-0 lead with Goalkeeper Jiri Pavlenka during the Bundesliga match between Borussia Dortmund and SV Werder Bremen at the Signal Iduna Park on December 15, 2018 in Dortmund, Germany. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)
Paco Alcacer. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images
04/01/2020
Borussia Dortmund është duke kërkuar një blerës për sulmuesin e saj Paco Alcacer.
Sulmuesi spanjoll po vuan nga lëndimet e shpeshta dhe Dortmund është lodhur nga kjo situatë,me lojtarin që më shumë qëndron në infermieri se sa në fushë.
Ditë më parë verdhezinjtë kanë arritur ta transferojnë talentin norvegjez Erling Haaland që shihet si titular.
E tani mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund e ka nxjerr në shitje sulmuesin spanjoll Paco Alcacer.
Madje nënkampioni gjerman i ka caktuar edhe çmimin e largimit që është 40 milionë euro.
Paris Saint Germain është interesuar për sulmuesin, pasi e shohin si zëvendësues të Edinson Cavanit.
Ndërkohë interesim për të kanë shprehur edhe skuadrat angleze si West Ham United dhe Aston Villa. /Telegrafi/


