Please enter at least 3 characters.

Dortmud dhe Salzburg arrijnë marrëveshje për Adeyemin

2022/04/Screenshot_1-80.png

Karim Adeyemi pritet të jetë lojtari më i ri i gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Edhe pse zyrtarizimi ende mungon, tanimë dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për lojtarin i cili muaj më parë ka pranuar transferimin te BVB.

Sipas asaj që raporton Sky, dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e Adeyemit në Signal Iduna Park për shumën e 35 milionë eurove.

Kësisoj BVB ka fituar garën për transferimin e talentit gjerman me skuadrat si Liverpool, PSG, RB Leipzig,  Barcelona e Bayern Munich.

20-vjeçari ka shkëlqyer në Austri ku në 38 ndeshje ka shënuar 20 gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Reprezentuesi gjerman në Dortmund pritet ta zëvendësojë Erling Haaland, i cili pritet të largohet në verë nga verdhezinjtë. /Telegrafi/