Arrestohet i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë
Agron Hajdari, i njohur me nofkën “Radulla”, ka mbetur i vdekur mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore duke punuar për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar për rastin dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, njësiti i hetimeve të përgjithshme ka siguruar prezencën e një personi të dyshuar:
A.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari ka qenë në kërkim për rastin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes./Telegrafi/


