Please enter at least 3 characters.

Donnaruma flet për suksesin e Italisë: Nëse e dëgjojmë Mancinin, mund ta fitojmë Evropianin

2019/10/GettyImages-1166825394.jpg
253:"TAMPERE, FINLAND - SEPTEMBER 08: Gianluigi Donnarumma of Italy in action during the UEFA Euro 2020 qualifier between Italy and Finland at Tampere stadium (Ratina stadium) on September 8, 2019 in Tampere, Finland. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Italia ka shkëlqyer në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Kombëtarja e udhëhequr nga Roberto Mancini ka marrë shtatë fitore radhazi duke u renditur e para me 21 pikë në grup.

Giggi Donnarumma është padyshim njëri nga lojtarët kryesor të Italisë dhe me pritjet e tij ka qenë fantastik.

Numri një i Milanit dhe Axurëve ka thënë se sekreti i suksesit është trajneri Roberto Mancini.

Gianluigi Donnarumma. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

“Sekreti i kësaj Italie është pa dyshim trajneri Mancini. Është një person me të cilin jemi në sintoni të plotë”.

“Mancinin e ndjekim në çdo hap, por nëse vazhdojmë t’i dëgjojmë dhe të zbatojmë këshillat e tij, sigurisht që në Evropian nuk do të shkojmë për të bërë një figurë të mirë, por për të tentuar dhe ta fitojmë atë. Nëse kjo Itali la pas momentin e saj më të vështirë është vetëm falë Mancinit”, ka thënë portieri italian.

Italianët janë në Grupin J të parët me 21 pikë, ndërsa tri ndeshjet e fundit do t’i luajnë ndaj Litenshtajnit, Bosnjës dhe Armenisë. /Telegrafi/