Please enter at least 3 characters.

Donald Trump thotë se ishte shumë i zënë për t'i bërë një dhuratë Melanias në ditëlindjen e saj

2018/04/melania1-e1524767959739.jpg
496:"WASHINGTON, DC - APRIL 24: U.S President Donald Trump and U.S. first lady Melania Trump stand at the North Portico before a State Dinner with French President Emmanuel Macron and French first lady Brigitte Macron at the White House, April 24, 2018 in Washington, DC. Trump is hosting Macron for a two-day official visit that included dinner at George Washington's Mount Vernon, a tree planting on the White House South Lawn and a joint news conference. (Photo by Chris Kleponis-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, vendosi që të enjten të thërrasë në një lidhje direkte në emisionin "Fox & Friends".

Ai duket të mos ketë pasur kohë fare t'i bëjë një dhuratë bashkëshortes së tij, Melania Trump, e cila festoi sot ditëlindjen e saj të 48-të.

"Kam zgjedhur një ditë shumë të veçantë, sepse është ditëlindja e Melanias. Gëzuar ditëlindjen Melania", tha Trump gjatë telefonatës.

Prezantuesi i emisionit, Brian Kilmeade i bëri presidentit pyetjen logjike: "Çfarë i keni bërë dhuratë për këtë ditë"?

"Epo, më mirë të mos hyj në atë temë sepse mund të kem probleme," tha mes të qeshurave Trump.

"Unë e kam një kartolinë të bukur, jam shumë i zënë me punë për të vrapuar pas dhuratave, megjithatë kam marrë një kartolinë të bukur dhe disa lule të bukura". /Telegrafi/