Please enter at least 3 characters.

Don Xhoni - talenti i ri i i muzikës rap që u zbulua gjatë karantinës

2020/04/doni-e1588183527128.jpg

Shumë emra të njohur të muzikës gjatë periudhës së karantinimit kanë ndërprerë aktivitetet e tyre muzikore, shkaku i coronavirusit.

Mirëpo ka edhe nga ata, që talenti i tyre u vu në pah gjatë kësaj periudhe.

I tillë është reperi Don Xhon, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi. Ai është me prejardhje nga Drenica.

Ai u bë i famshëm falë paraqitjes së tij në emisionin "Gjoni Black", ku tregoi aftësitë e tij si reper.

Me të publikuar videon në rrjetet sociale, interpretimi i tij filloi të shpërndahet me të madhe dhe rap-artisti deri më tani ka kaluar shifrën e 120 mijë ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Talenti i ri i muzikës rap, ka premtuar se do të punojnë shumë që të aktivizohet në vazhdimësi dhe të sjell projekte të reja.

Vet Don Xhon në një intervistë për "Prive" para disa dite pranoi se nuk i pëlqen t'i quajë fansa ata që e pëlqejnë muzikën e tij, por përkrahës ose mbështetës. /Telegrafi/