Please enter at least 3 characters.

"Don't start now" e Dua Lipës është kënga që ka qëndruar më së shumti në Top 10 nga një artiste britanike

2020/04/GettyImages-1196717286-1.jpg
295:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 23: Dua Lipa performs onstage during Dick Clark's New Year's Rockin' Eve with Ryan Seacrest 2020 Hollywood Party on November 23, 2019 in Los Angeles, California. The show airs December 31. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images for dick clark productions)
32:"Getty Images for dick clark prod

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, "Future Nostalgia".

Këngët e këtij albumi janë pritur shumë mirë nga publiku, duke u dëgjuar dhe arritur shifra të larta klikimesh në platformat muzikore.

Kënga e parë e këtij albumi, e cila u publikua në tetor të vitit të kaluar, "Don't start now", ka qëndruar për shumë javë në top listat ndërkombëtare.

Madje, faqja zyrtare e top listave botërore të muzikës, Official Charts ka bërë të ditur se kjo këngë ka thyer rekordin si kënga e parë e një artisteje femër britanike që qëndron në top 10 më së shumti ndonjëherë.

"'Don't start now' e Dua Lipës ka kaluar më shumë javë në Top 10 se sa ndonjë këngë tjetër në histori nga ndonjë artiste femër britanike", shkruhet në njoftimin e Official Charts.

E entuziazmuar për këtë sukses, Lipa ndau e ndau gjithashtu me fansat e saj në InstaStory këtë njoftim.

Përndryshe, edhe albumi "Future Nostalgia" si album theu rekordin duke u ngjitur në vendin e parë të top listës zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, me ç'rast Dua u bërë artistja e parë femër shqiptare që arrin një sukses të tillë. /Telegrafi/